Pa Internet? S’ka problem. Shkarkoni aplikacione nga njerëz pranë jush.
Përpara se t’ia fillohet, lypset që F-Droid të jetë shkarkuar dhe instaluar në krejt pajisjet. Në krejt pajisjet duhen ndjekur hapat më poshtë.
`
-
Hapi 1
Hapni F-Droid-in. Prekni “Atypari” prej menusë në fund të ekranit tuaj.
-
Hapi 2
Prekni “Gjej persona afër meje” që të kërkohet për pajisje të përputhshme.
-
Hapi 3
Pasi të jenë gjetur persona afër jush, si ju, ashtu edhe kontakti, duhet të përzgjidhni njëri-tjetrin.
-
Hapi 4
Pasi të jeni lidhur, zgjidhni aplikacionet që doni të ndani me kontaktin tuaj.
-
Hapi 5
Prekni butonin '—>'.
-
Hapi 6
Një personi do t’i kërkohet të ripohojë kërkesën për lidhje.
-
Hapi 7
Prekni butonin “Instaloje” në krah të aplikacioneve që doni të instaloni.
-
Hapi 8
Prekni “Instaloje” edhe një herë. Mandej, ndiqni hapat e Android-it për të plotësuar procesin e instalimit.
-
Hapi 9
Pasi instalimet të jenë plotësuar, aplikacionet tuaja gjenden në galerinë tuaj të aplikacioneve Android dhe te aplikacioni juaj F-Droid nën aplikacionet e instaluara.
-
Hapi 10
Që të përdorni aplikacionet tuaja të instaluara, hapni rregullimet e F-Droid-it dhe përzgjidhni “Administroni aplikacione të instaluar” nën “Aplikacionet e Mia”.